Lulzime Kamberi nga 13-14 shtatori 2010, ka marrë pjesë në Konferencën e pestë të Evropës Juglindore të studentëve të doktoraturës me temë: “Ngjallja e hulumtimeve dhe njohurive në Evropën Juglindore” .
Në këtë konferencë ajo e ka prezantuar punimin me temë: “Rëndësia e shkrimit të ditarëve në mësimin e gjuhës së huaj në nivelin universitar”, i cili është botuar në përmbledhjen e konferencës.
Konferenca është organizuar nga Qendra për hulumtime e Evropës Juglindore me seli në Selanik të Greqisë. Kjo qendër është krijuar bashkërisht nga Universiteti i Shefilldit (Mbretëria e Bashkuar) dhe Siti Kolexh (City College), në Greqi. Misioni i kësaj qendre është të përkrahë qëndrueshmërinë dhe zhvillimin paqësor në Evropën Juglindore, duke lehtësuar bashkëpunimin ndërmjet stafit hulumtues dhe duke zhvilluar rrjete shumëdisiplinare të hulumtuesve nga mbarë Evropa Juglindore.
Lulzime Kamberi merr pjesë në Konferencën e V-të, të Evropës Juglindore për studentët e doktoraturës
27 shtator 2010Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics