Universiteti i Evropës Juglindore u përfaqësua nga Asst. Prof. Dr. Nuhi Besimi (Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore – CST), Prof. Dr. Mennan Selimi (Instituti "Max van der Stoel"), Lindita Miftari, përgjegjëse e Kampusit të SEEU në Shkup dhe Elmedina Abdullahi, përgjegjëse e Bibliotekës "Maks van der Shtul".
Gjatë simpoziumit u prezantuan me sukses dy projekte të rëndësishme të Universitetit të Evropës Juglindore – AI @ SEEU dhe ChallengeEU, si dhe u prezantua modeli i organizimit dhe funksionimit të Bibliotekës "Maks van der Shtul", së bashku me përvojën e organizimit të simpoziumit ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë prezantimeve dhe vizitës, delegacioni u nderua me praninë e Ambasadorit Driton Kuqi, mbështetja e të cilit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit dhe bibliotekarisë. Si pjesë e programit, pjesëmarrësit realizuan një vizitë profesionale në Bibliotekën Kombëtare në Oslo, ku u njohën nga afër me praktikat e ruajtjes, digjitalizimit dhe menaxhimit të koleksioneve. Më tej, delegacioni zhvilloi një vizitë profesionale në Universitetin e Oslos dhe në Bibliotekën e Universitetit të Oslos, duke shkëmbyer përvoja dhe duke eksploruar mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm akademik.
Pjesëmarrja në këtë simpozium kontribuoi në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e bibliotekarisë digjitale, shkencës së hapur dhe transformimit digjital në arsimin e lartë.
