Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL si bartës i projektit inovativ CORTEX2, C.A.R.E. XR në bashkëpunim me QMK kontribuojnë në rritjen e sigurisë publike gjatë përballimit me fatkeqësitë natyrore në RMV

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore (FSHTB) i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), është duke realizuar një projekt të rëndësishëm dhe inovativ në kuadër të serisë së projekteve kaskadë, të financuara nga programi Horizon 2020 i Komisionit Evropian. Ky projekt, i cili ka fituar grantin nga platforma CORTEX2, është titulluar C.A.R.E. XR dhe ka një vlerë prej 200,000 euro. Duke qenë bartës të projektit, FSHTB bashkëpunon me Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) në Maqedoninë e Veriut për të zhvilluar zgjidhje të reja teknologjike, që do të ndihmojnë në menaxhimin e emergjencave natyrore dhe situatave të krizave.

Projekti C.A.R.E. XR ka për qëllim të krijojë një sistem të avancuar të realitetit të shtuar (XR) që do të jetë një mjet i fuqishëm për institucionet dhe ekipet e emergjencave. Kjo teknologji do të ofrojë një mjedis virtual të simulimit që do të ndihmojë stafin e emergjencave në përgatitjen dhe reagimin e tyre ndaj situatave të rrezikshme dhe të papritura. Me anë të këtij sistemi, përdoruesit do të mund të reagojnë më shpejtë gjatë emergjencave reale, duke u mundësuar të zhvillojnë aftësi dhe strategji të reja për të menaxhuar dhe përballur fatkeqësitë natyrore në mënyrë më efikase.

Duke qenë liderë në këtë projekt, FSHTB dhe UEJL po luajnë një rol kyç në inovacionin teknologjik dhe ngritjen e kapaciteteve lokale në Maqedoninë e Veriut. Përmes këtij bashkëpunimi, universiteti synon të kontribuojë në rritjen e sigurisë publike dhe forcimin e komuniteteve në përballimin e krizave natyrore. Kjo nismë e re është një dëshmi e përkushtimit të UEJL për të përdorur njohuritë akademike dhe teknologjike për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Koordinator i këtij projekti është Prof. Dr. Visar Shehu nga Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore.

Google+