“Integrimi i plotë është proces pa alternativë, kurse viti 2024, është viti kyç për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Në qendër të integrimeve evropiane duhet të qëndrojë fokusi në sektorin e arsimit në funksion të krijimit të kapitalit njerëzor, si faktor bazë për zhvillim dhe përmirësimin standardit, në të kundërtën vendi do të vazhdojë të zbrazet nga rinia dhe më të aftit duke kërkuar jetë më të mirë në Perëndim”, theksoi Rektori Bexheti.
Konferencën e shpalli të hapur kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa të pranishëm ishin personalitete kryesor të institucioneve bartëse të integrimit, si dhe ekspertë të njohur dhe kontribuues në përmirësimin e politikave qeveritare në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut.
Konferenca i zhvilloi punimet në katër panele, ku u diskutuan politikat dhe masat e ndërmarra nga Qeveria për anëtarësimin e plotë të vendit në BE.
