Dr. Farringtoni dhe z. Memedi në takim e AUE në Vjenë
12 mars 2010Dr Dennis Farrington, kryetar i Bordi të Universitetit dhe Xhevair Memedi,MBA, Sekretar i përgjithshëm, morën pjesë në takimin e radhës të AUE (Asociacioni i Universiteteve Evropiane), i cili u mbajt për të shënuar përmbylljen e fazës së parë të Procesit të Bolonjës dhe publikimin e Raportit të fundit të AUE ‘Trendet’ në arsimin e lartë në Evropë.
Takimi u mbajt në Universitetin e Vjenës më 11 mars 2010, që përkon me takim e ministrave nga 46 vende anëtare të Procesit të Bolonjës. Raporti tregon për disa hapa të mëtejshëm që duhet të merren në institucionet evropiane të arsimit të lartë për të përmirësuar cilësinë dhe 'përshtatshmërinë e qëllimit' e veçanërisht për ciklin e parë të studimeve. Edhe pse shumë prej ideve nga raporti tashmë janë zbatuar në UEJL, ne do të shqyrtojmë rekomandimet si pjesë e planifikimit tonë të vazhdueshëm strategjik, zhvillimin e kurrikulit dhe sigurimin e cilësisë.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics