COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt konferenca e katërt ndërkombëtare e biznesit dhe teknologjive bashkëkohore për ndikimin e pandemisë Kovid - 19 në ekonomi

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë dhe Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, të enjten dhe të premten (17 dhe 18 shtator), në Shkup dhe Tetovë, mbajtën konferencën e katërt ndërkombëtare shkencore, me temë: “Ndikimi i Pandemisë Kovid 19 në ekonomi, implikacionet dhe zgjedhjet e mundshme”.

“Qëllimi i konferencës është që nëpërmjet qasjeve analitike të situatës dhe analizave shkencore të kontribuojmë në politikbërje, për të dhënë sugjerime eventuale konkrete në lidhje me dizajnimin e politikave ekonomike.”, tha në fjalimin e tij, në hapjen e konferencës, rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

“Në kemi detyrim social të ndihmojmë dhe kontribuojmë në dhënien e mendimit akademik shkencor, të jemi pjesëmarrës dhe të ofrojmë zgjidhje konkrete shkencore për probleme që e tangojnë shoqërinë tonë”, tha rektori Bexheti.

Këto ditë BE-ja po i rishikon dhe i ri-dizajnon politikat ekonomike, si dhe instrumentet e tyre-Buxheti i BE-së po e targeton ,,Ekonominë e gjelbër, ripërtëritëse (cirkulare), shëndetësinë, teknologjitë inovative, arsimin e lart integral të bazuar në interdiciplinaritet (STEM-Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë)...”, që të gjitha këto duhet të jenë udhërrëfyes i qartë edhe për ne se ,,nga duhet t’ia mbajmë”, porositi rektori Bexheti.

Banka Botërore, ka kohë që po i sugjeron RMV-së investime në kapitalin njerëzor-para së gjithash përmes Arsimit dhe Shëndetësisë. Indeksi i zhvillimit njerëzor, sipas publikimeve më të reja të BB (shtator 2020), tregon ,,regres dinamik”, duke lëvizur vetëm me 0,02 për 10 vite (2010-2020. Në vitin 2010 ishte 0,54 ndërsa në vitin 2020, është 0,56!, theksoi rektori Bexheti.

Ministri i Ekonomisë i RMV-së, i cili ishte pjesëmarrës në konferencë, falënderoi Universitetin e Evropës Juglindore e në veçanti rektorin Bexheti për kontributin shkencor konkret në përballje me krizën e shkaktuar nga pandemia Kovid 19. Ai tha se UEJL ka qenë pjesëmarrës konkret në hartimin e të gjitha pakove ekonomike të propozuara nga Qeveria, posaçërisht në pakon e 2,3 dhe tani edhe në pakon e katërt.

“Kemi konsultime me të gjithë aktorët me qëllim që të krijojmë masa të cilat më së shpejti dhe në mënyrë më të thjeshtë do të mund të shfrytëzohen dhe të realizohen.”, tha ministri Bekteshi, lidhur me pakon e katërt ekonomike.

Pjesëmarrës në konferencë ishte edhe ministri i Financave i RMV-së, Fatmir Besimi, i cili tha se me këtë konferencë UEJL jep kontribut konkret në qeverisje. Ministri Besimi prezantoi punimin shkencor me temë: “Parashikime globale ekonomike”.

Dekania e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Prof. Dr. Hyrije Abazi, i falënderojë stafin akademik, mysafirët dhe të gjithë studiuesit pjesëmarrës për kontributin e dhënë. Ajo prezantoi punimin me temë: “Një vlerësim i efektit Kovid – 19 në ekonomi”.

Dekani i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Prof. Dr. Adrian Besimi, po ashtu shprehu falënderimet e tij për pjesëmarrësit, duke theksuar rëndësinë e teknologjive informatike në përballimin me krizën. Ai prezantoi në temën: “Sfidat e Teknologjive të Informacionit gjatë Pandemisë Kovid -19”.

Konferenca i vazhdoi punimet në sesione plenare dhe paralele, ku me punimet e tyre u prezantuan profesorë dhe hulumtues të njohur të fushës nga universitete dhe institute, nga vendi dhe rajoni. Për shkak të pandemisë pjesëmarrësit ndërkombëtarë, punimet e tyre i prezantuan nëpërmjet platformave online.

Konferencën e hapi dhe e moderoi, Doc.Dr. Blerta Abazi, koordinatore ndërkombëtare. Punimet e prezantuara, do të botohen në një përmbledhje të veçantë të konferencës.

Google+