COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL fitues i 11 granteve hulumtuese nga BE-ja dhe institucionet nacionale

Universiteti i Evropës Juglindore nëpërmjet fakulteteve dhe Institutit Hulumtues “Maks van der Shtul”, për periudhën 2019-2020, ka arritur të jetë pjesë e 11 granteve hulumtuese të ndara nga BE-ja, institucionet të tjera ndërkombëtare dhe nga institucione nacionale.

“Në fuqishëm besojmë se këto projekte dukshëm, do t’i zgjerojnë kapacitetet hulumtuese të Universitetit dhe do të kenë ndikim të qëndrueshëm në shoqërinë e dijes”, thotë Prof. Dr. Veli Kreci, drejtor i Institutit Hulumtues “Maks van der Shtul”.

Aktualisht janë duke u realizuar, ose pritet të përfundojnë dy projekte nga programi më i rëndësishëm i Komisionit Evropian Horizont 2020.

Projekti Smart4All, është një projekt në kuadër të Programit Horizont 2020, ku marrin pjesë më shumë universitete të rajonit. Ky projekt ka për qëllim që nëpërmjet zgjidhjeve konkrete të ndikoj dhe të zhdukë hendekun e financimit në fushat siç janë: transporti i digjitalizuar, bujqësia e digjitalizuar, mjedisi i digjitalizuar dhe gjithçka tjetër e digjitalizuar. Ky projekt pritet të përfundoj në vitin 2024.

Projekti tjetër, që është në përfundim e sipër dhe që gjithashtu është pjesë e programit Horizont 2020, është Fed4FIRE+, që paraqet bazën më të madhe në mbarë botën të pjesëve të testimit për Internetit e Gjeneratës së Ardhshme. Nëpërmjet këtij projekti përkrahen dhe u krijohen lehtësira nismave dhe hulumtimeve të ndryshme në Evropë, duke përfshirë edhe rrjetin 5G. Projekti ka filluar në vitin 2017 dhe pritet të përfundoj në dhjetor të vitit 2021. Rezultatet nga eksperimentet, do të jenë në shërbim të kompanive të Parkut Teknologjik të UEJL-së dhe do të mundësojnë që studentët e magjistraturës dhe doktoratës, të publikojnë në konferencat më me renome botërore.

Një projekt tjetër, i cili realizohet nga UEJL është projekti i fituar nga Programi Erasmus +, i titulluar “Përfshirja e romëve dhe emigrantëve nëpër shkolla: Trajnime, diskutime të hapura dhe aktivitete rinore vullnetare (RoMigSc)”. Nëpërmjet këtij projekti synohet që të eliminohet diskriminimi, segregacioni dhe të nxiten aktivitetet vullnetare te të rinjtë romë dhe emigrantët.

Në kuadër të programit Erasmus KA201, Universiteti fitoi grant për projektin “Nxitje të shkencës përmes STEM edukimit (FOSTering Science Through STEM Education)” synon të përmirësojë STEM edukimin në shkollat e mesme të Maqedonisë së Veriut. Më tej do të ndihmojë UEJL-në të themelojë një laborator krijues, një mjedis unik ku studentët e UEJL-së dhe komuniteti i gjerë do të jenë në gjendje të krijojnë mostra(prototipa), shpikin, luajnë dhe mësojnë.

Projekti i titulluar: “Magjistër në buxhetimin e përgjegjshëm”, është po ashtu grant i fituar nga Programi Erasmus KA203 dhe ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë në ofrimin e lëndëve dhe programit të magjistraturës në Buxhetimin e përgjegjshëm gjinor-BPGJ.

Nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim, UEJL në Bashkëpunim me Shkollën Neting, ka arritur të fitoj grant për realizimin e projektit për Komercializimin e inovacioneve, ku të dy institucionet, duke angazhuar staf akademik të diplomuar në universitete me renome në mbarë botën, do të organizojnë trajnime profesionale për biznesin, institucionet dhe palë të tjera të interesuara.

Agjencia e Komunikimeve Elektronike, ka përkrahur projektin SEEU WISP: Drejt ndërtimit të infrastrukturës së telekomit për qytetarët.

Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut, ka ndarë një granti për UEJL, për projektin “Sjellja etike e të rinjve në mjedisin multikulturor”.

Qëllimi kryesor i Institutit Hulumtues “Maks van der Shtul” është që në mënyrë aktive të përfshihen studentët në aktivitetet hulumtuese gjatë realizimit të projektit. Është dëshmuar se përvoja hulumtuese e studentëve i nxit ata të jenë më kërkues dhe aktiv në procesin mësimor.

Google+