Qëllimi është që nëpërmjet sesioneve të përcaktohen komponentët dhe struktura e lëndëve online. Në këto pritet të propozohen aktivitete të ndryshme të vetëvlerësimit për të zvogëluar peshën e provimeve ‘klasike’ dhe për të rritur ndërveprimin e studentëve.
Në seancën paratrajnuese u diskutua tema: Kërkesat për syllabuset e lëndëve online: Prezantimi dhe shqyrtimi i modeleve të suksesshme.
Trajnimi i stafit akademik dhe administrativ, organizohet çdo vit nga Zyra e cilësisë e Universitetit të Evropës Juglindore.
