Projekti financohet nga Programi Horizont 2020, i Bashkimit Evropian në vlerë prej 8 660 872 euro dhe ka për qëllim t’i tuboj në një vend përfaqësuesit qendrave të inovacionit digjital nga e gjithë Evropa. Gjithsejtë janë 25 partnerë të projektit nga 16 vende të Bashkimit Evropian.
Në takim, koordinatorët e projektit i prezantuan sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë realizimit të “SMART4ALL”, i cili pritet të zhduk hendekun e financimit në fushat, siç janë: transporti i digjitalizuar, bujqësia e digjitalizuar, mjedisi i digjitalizuar dhe gjithçka tjetër e digjitalizuar.
Pjesëmarrësit shkëmbyen ide dhe zhvilluan diskutime përmbajtëse, ku theks i veçantë iu kushtua punës që duhet bërë dhe rezultatet e pritura.
