COVID-19 Information

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL u vizitua nga auditorët e jashtëm të firmës ndërkombëtare SGS

Me datë 17 dhjetor 2019, UEJL u vizitua nga auditorët e jashtëm të firmës konsultative ndërkombëtare - SGS, për të verifikuar mbarëvajtjen e proceseve dhe procedurave sipas standardit ndërkombëtar ISO brenda Universitetit.

Pas vizitës njëditore dhe kontrollit të bërë në dokumentacionet dhe departamentet përkatëse, SGS vërtetoi mbarëvajtjen e plotë të proceseve dhe procedurave dhe me këtë verifikoi të jenë në vijë të plotë me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 9001:2015.

Për këtë të fundit, në shenjë të vazhdimit të certifikimit me standardin ISO, Universiteti pranoi rezultatet e kontrollit të SGS dhe certifikatën e ISO 9001:2015. Për në fund, Universiteti falënderon stafin të cilët bashkëpunuan me auditorët e SGS dhe që kontribuuan qe procesi i auditit të kualitetit në Universitet të rrjedhë në koherencë të plotë me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO.

Google+