Për të promovuar këtë bashkëpunim, prorektorja për Hulumtim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Assoc. Prof. Dr. Besa Arifi mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “Pegaso International”, me titull "Inkluzioni social, Edukimi dhe Shoqëria Digjitale (Social Inclusion, Education and Digital Society)", e cila u mbajt në Maltë, me 18 dhe 19 tetor 2019.
Prorektorja Arifi, në konferencë e prezantoi përvojën e UEJL-së në promovimin e mirëkuptimit ndërkulturor dhe hulumtim. Ajo foli për aktivitetet rrjedhëse të Universitetit dhe për përfshirjen e më shumë institucioneve arsimore ndërkombëtare në funksion të theksimit të bashkëpunimit ndërkombëtar ndërinstitucional.
