Kuvendi i RMV e miratoi Ligjin për mbrojtje sociale, me këtë ligj rregullohet dhe normohet e drejta e të diplomuarve në drejtimin Administratë Publike/ Menaxhment Publik për punësim në institucionet e mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve gjë që nuk ishte e paraparë në legjislacionin paraprak të mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.
Me këto ndryshime hapet mundësia për kuadrot e diplomuar në administratë publike/menaxhment publik të angazhohen si kuadro profesionale në gamën e gjerë të institucioneve të mbrojtjes sociale në RMV.
FSHSHB falënderon të gjithë anëtarët e legjislativit që mbështetën këtë iniciativë (amendament) në Komisionin amë dhe Komisionin juridiko-ligjvënës me çka ndryshimet u inkrorporuan në tekstin e Ligjit për mbrojtje sociale.
