Asociacioni Evropian i Universiteteve (AEU) përfaqëson më shumë se 800 universitete dhe konferenca kombëtare të rektorëve në 48 vende evropiane. AEU luan rol vendimtar në procesin e Bolonjës dhe në ndikimin e politikave të BE-së në arsimin e lartë, hulumtim dhe inovacionin.
Nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm me një sërë organizatash të tjera evropiane dhe ndërkombëtare, AEU siguron që zëri i pavarur i universiteteve evropiane të dëgjohet. Punëtoria e AEU-së mbi Vlerësimin e Hulumtimeve në Tranzicion për Shkencën e Hapur u përqendrua në vlerësimin e hulumtimit me qëllim të rekrutimit dhe përparimit në karrierë të hulumtuesve.
