Në kuadër të këtij aktiviteti, ministri z. Fazliu studentëve të drejtësisë të UEJL-së ua propozoi dhe ofroi mundësinë për të kryer dhe realizuar punën praktike (internship), në një periudhë kohore të caktuar në kuadër të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të RMV-së.
Synimi i vizitës mësimore e praktike konsiston në faktin që studentët e drejtësisë të UEJL-së krahas njohurive teorike-juridike nga sfera e organizimit dhe funksionimit të komunave, si njësi të qeverisjes lokale të njihen më nga afër me aspektet praktike profesionale të çështjeve nga sfera e qeverisjes lokale.
