Edhe pse ishte takim i parë, të dy rektorët bashkërisht konstatuan se tre shtyllat e ngjashmërive të dy universiteteve ishin emëruesi i përbashkët i tyre-sistemi i cilësisë permanente, punësueshmëria e lart e të diplomuarve, si dhe programet ekselente studimore dhe hulumtuese të bazuara në nevojat e tregut punës.
Gatishmëria për të sakrifikuar përfitimet afatshkurta në realizim të objektivave afatgjate të universiteteve gjithashtu ishte postulati i përbashkët i të dy rektorëve.
“Kjo krijoi empatinë dhe sinergjinë institucionale të përnjëhershme për nismë bashkëpunimi në avancim dhe përfitim dypalësh.”, tha rektori Bexheti.
Universiteti i Evropës Juglindore vazhdon me aktivitetet për bashkëpunime më universitet më të njohura në Evropë, SHBA dhe me gjerë.
