Rektori i UEJL-së, Akd. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti shprehi kënaqësinë e tij që një ndërmarrje me strukturë mjaft komplekse organizative dhe me mbi 1.500 të punësuar drejtohet nga ish-studenti jonë dhe tregon rezultate mbresëlënëse.
Drejtori i NP “Higjiena Komunale”, z.Shabani, iu falënderua stafit të UEJL-së që me përkushtimin e tyre dhe programit studimor, që ai ka ndjekur në kohën e tij si student, sot dukshëm ia kanë lehtësuar menaxhimin e një ndërmarrjeje kaq komplekse. Ai, po ashtu potencoi se dyert e ndërmarrjes, që ai drejton, në çdo kohë do të jenë të hapura për UEJL-në dhe studentët e saj.
NP “Higjiena komunale” dhe UEJL, do të bashkëpunojnë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, e në veçanti përmes: realizimit të punës praktike për studentët, seminareve, tryezave të rrumbullakëta, shkollave verore dhe formave të tjera të bashkëpunimit të organizuara bashkërisht për ngritjen e vetëdijes në mesin e popullatës për krijimin dhe ruajtjen e mjedisit të shëndetshëm ekologjik, kreacioneve inovative dhe ndërmarrëse në rritjen e efiçencës në menaxhimin e mbetjeve, si dhe mundësimit të përdorimit të ndërsjellë të mjeteve dhe hapësirave të NP “Higjiena Komunale” dhe Universitetit të Evropës Juglindore.
