Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Iniciohet themelimi i Klinikës Ligjore

Me 28 shtator (e premte), delegacioni i zyrtarëve të Ambasadës Amerikane në Shkup, John McNeil, Dianna Palequin dhe Verica Spaseva, vizituan Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL).

Në një takim me rektorin Akademik Abdylmenaf Bexhetin, presidentin e Bordit të UEJL, Prof. Dennis Farrington, prorektoren për Hulumtim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Besa Arifi dhe dekanen e Fakultetit Juridik, Prof. Emine Zendeli u iniciua projekti i themelimit të një Klinike Ligjore. Projekti do t’u mundësojë studentëve të magjistraturës të Fakultetit Juridik të bashkëpunojnë me avokatë për përgatitjen e rasteve konkrete gjyqësore, që zyrat juridike do t’i përfaqësojnë në gjykata.

Ky projekt pritet të fillojë të zbatohet në semestrin veror të vitit akademik 2018-2019 dhe paraqet një mundësi të përkryer për studentët e UEJL-së që në praktikë t’i aplikojnë njohuritë teorike të fituara në mësim, si dhe të fitojnë shkathtësitë dhe aftësitë e nevojshme për ndërtimin e një karriere të suksesshme në sferën e judikaturës.

Google+