Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U promovua botimi në shqip i librit “Ekonomiksi i zhvillimit”

Në Universitetin e Evropës Juglindore, të enjten(27 shtator 2018), u promovua libri “Ekonomiksi i zhvillimit”, me autorë Michael P. Todaro, Stephen C. Smith, Luljeta Minxhozi, Arben Malaj dhe Abdylmenaf Bexheti.

“Ky libër paraqet një kontribut të rëndësishëm për studentët dhe studiuesit e fushës së ekonomiksit. Megjithatë, libri më shumë u dedikohet politikanëve në vendet tona, të cilëve do t’u ndihmojë në bërjen e krahasimeve me modelet teorike dhe rastet e studimit të përshkruara në këtë tekst”, tha në fjalën e saj, njëra nga autoret Prof. Dr. Luljeta Minxhozi.

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në cilësinë e njërit nga autorët e librit, tha se rëndësia e librit qëndron në angazhimin e autorëve vendorë, të cilët i kanë përfshirë karakteristikat e ekonomisë në vendet tona.

“Vendet tona, në përgjithësi kanë shumë të përbashkëta, edhe atë, të gjitha nuk e kanë gjetur modelin e suksesshëm ekonomik, dhe të gjithë kanë norma të ulta të zhvillimit ekonomik”, tha rektori Bexheti.

Duke folur për aktualitetin ekonomik, rektori Bexheti, tha se në përgjithësi në rajon ekonomia e tregut është jofunksionale, pasi në treg ka “dorë të fortë”, që e orienton atë.

Ish-ministri i ekonomisë dhe njëri nga autorët e librit, Prof. Dr. Arben Malaj, tha se sfida jonë kryesore është që nëpërmjet punës tonë shkencore të ndikojmë në përmirësimin e qeverisjes së qeverive tona.

“Libri është i dobishëm për stafet qeverisëse, i pangarkuar me formula dhe trajton tema të punësimit, reformave ekonomike, prezanton raste studimi dhe nëpërmjet analizës jep përgjigje se kush qeveris më mirë ekonomistët apo politikanët, që vijnë nga shkencat shoqërore.”, tha Malaj.

Libri ka reputacion ndërkombëtarë dhe është burim citimesh e referencash në fushën e ekonomiksit.

I plotësuar me autorë vendorë “Ekonomiksi i zhvillimit” është bërë pjesë e literaturës së domosdoshme të studiuesve të rajonit dhe më gjerë.

Google+