Në këtë mbledhje u shqyrtuan më shumë çështje mes të cilave ishin edhe Raporti i Rektorit për procesin e evaluimit vjetor të stafit dhe përgatitjet e Universitetit për vitin e ri akademik. Gjithashtu, Komiteti miratoi një sërë propozimesh të Rektorit për emërime të prorektorëve dhe drejtorëve të njësive akademike dhe administrative, si dhe propozimet e Senatit për avancime të stafit akademik në thirrje mësimore shkencore.
Mbledhja e ardhshme e Komitetit Ekzekutiv, do mbahet me 15 mars 2019.
