Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL: Kongresi i Manastirit anticipon vlerat që përbashkojnë të djeshmen me të sotmen dhe të ardhmen!

Sot (21 nëntor), në takimin e rregullt me dekanët dhe menaxhmentin, u përkujtua ngjarja historike dhe kulturore e alfabetit shqip - Kongresi i Manastirit.

“Ndoshta, është krejt rastësi, por ja që ditëlindja e Universitetit tonë është pikërisht në muajin nëntor dhe përkon me këtë ngjarje tepër të rëndësishme për ne. Si Kongresi i Manastirit, ashtu edhe të gjitha ngjarjet tjera gjuhësore-letrare, kulturore, politike dhe historike nga këndvështrimi i sotëm lidhen ngushtë me vizionin dhe dinamikën e zhvillimit tonë emancipues dhe kulturor”, tha rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Zamir Dika.

Siç u shpreh mëtej rektori Dika, vizioni i një populli matet me aftësinë krijuese për të anticipuar vlerat që përbashkojnë të djeshmen me të sotmen dhe të ardhmen. “Një kapërcim i kujdesshëm drejt përqafimit të këtyre vlerave nuk do të mund të bëhej pa kontributin kolosal të personaliteteve të shquara të letërsisë dhe gjuhësisë së asaj kohe”, shtoi midis tjerash ai.

Vlen të theksohet se Kongresi i Manastirit, i cili njihet edhe si Kongresi i unifikimit të një alfabetit të gjuhës shqipe u mbajt më 14 - 22 nëntor të vitit 1908, në Manastir. Atëbotë, pjesëmarrës tzë shumtë në kumtesat e tyre këmbëngulnin që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që bëri që Kongresi të vendosë me votë unanime që gjuha shqipe të shkruhet vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet ky që përdoret deri në ditët tona.

Google+