Realizimi i projektit të impiantit fotovoltaik, ndryshimet klimatike dhe përmbushja e objektivave që ka në misionin e vet të zhvillimit strategjik Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), për të ulur emetimet e gazrave serë dhe për neutralitetin karbonik, janë plane serioze që kanë bërë që ky universitet të shndërrohet në eko-kampus, duke rritur burimet e ripërtëritshme të energjisë, efikasitetin më të mirë energjitik, etj.
“Raporti mbi realizimin e Planveprimit klimaterik të Universitetit të Evropës Juglindore, i miratuar në vitin 2010, me qëllim që në vitin 2020, të reduktojmë 34,8% të emisioneve të gazrave serë (Greenhouse Gases), tregon për një angazhim serioz që përkon me ambicien dhe profesionalizmin tonë që në vitin 2030, të arrijmë neutralitetin karbonik apo të jemi eko-kampus”, thekson rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika.
U përmbushën objektivat “2020” - UEJL do të bëhet eko-kampus!
20 nëntor 2017Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), me investimet në impiantin fotovoltaik, ngrohjen nga biomasa dhe uljen e emisioneve të gazrave serë, arriti që në vitin 2017, të përmbushë objektivin “2020”
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics