Prorektori Reka, prezantoi punimin e tij me titull “Sfidat e gjeopolitikës energjetike të Ballkanit”, ku i analizon zhvillimet e fundit gjeostrategjike energjetike të Ballkanit.
“Bazuar në këto zhvillime në rajon pritet që “Rrjedha Turke”, do të dështoj dhe Rusia do të riorientohet kah “Rrjedha e Veriut” (nëpërmjet Gjermanisë), nëse BE-ja këtë “paketë të tretë energjetike”, do ta lejoj të realizohet.
Nisur nga këto skenarë energjetikë, tre furnizuesit më të mëdhenj të gazit natyror (Rusia, Azerbajxhani dhe Irani), do të garojnë me njëri tjetrin dhe tre shtete transite, do të kenë rëndësi kyçe në këtë projekt (Turqia, Greqia dhe Shqipëria)”, tha prorektori Reka, duke iu referuar punimit të tij lidhur me gjeopolitikën energjetike të Ballkanit.
Germia Hill është konferencë vjetore në organizimin të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, në bashkëpunim me institutin botëror Aspen (Aspen Institute), në të cilën pjesëmarrës janë politikanë ekspertë të njohur ndërkombëtarë dhe gazetarë.
