‘Falënderoj Ministrinë e Ekonomisë për mundësinë që na e dha për të filluar biznes të ri që të mund t’i arrijmë qëllimet tona”, tha studenti Artan Xhemaili.
Sipas rektorit të UEJL, Prof. Dr. Zamir Dika, është mirë që në këtë projekt arritën të bashkëpunojnë institucionet në nivel të lartë dhe Ministria e Ekonomisë ka arritur që nëpërmjet motivimit të nxisë studentët që të fillojnë me idetë e tyre për biznes dhe projekte të tilla. “Kjo ka bërë që të lidhen ura të reja mes universiteteve dhe bizneseve, sidomos duke pas parasysh përvojën tonë, ku shumë ide që kanë dalë nga ne, kanë filluar të funksionojnë si kompani biznesi të suksesshme’, nënvizoi rektori Dika.
Ministri i Ekonimisë, Bekim Neziri, ka premtuar se do të vazhdojnë edhe më tej me nxitjen e studentëve për të ecur suksesshëm drejt të ardhmes.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, i “Shën Kirili e Metodi”, Velimir Stojkovski dhe i USHT-së, Vullnet Ahmeti.
Pos, Artan Xhemailit (me projektin zgjerimi i tregut të punës), i cili fitoi çmimin e parë me 330 mijë denarë, të shpërblyerit tjerë janë: Filip Laovski (Easy – Go – Elektro trotinet) – çmimin e dytë me 230 mijë denarë, Martin Dimovski (You – Design) – çmimi i tretë me 130 mijë denarë, Petrit Ramadani (Marketing Alternativ) – çmimi i katërt me 100 mijë denarë dhe Nazmije Merko (Bankë për ruajtjen e arit) – çmimi pestë me 60 mijë denarë.
