Tema e ligjëratës ishte“Eksperienca e SHBA-ve në reformën e legjislacionit penal, me theks të veçantë tek Udhëzimet për Matjen e Dënimeve (Sentencing Guidelines)”,ishte tema e ligjëratës së gjyqtarit federal amerikan nga shteti i Teksasit, Ricardo H. Hinojosa, të cilën e mbajti të hënën (30 nëntor 2015), para studentëve të Fakultetit të Drejtësisë.
Në ligjëratën e tij gjyqtari Hinojosa sqaroi mënyrën e evoluimit të procesit të matjes së dënimeve në SHBA duke theksuar rëndësinë e madhe të udhëzimeve për matjen e sanksioneve si dhe duke bërë lidhshmërinë me proceset aktuale të reformës ligjore në Maqedoni. Duke pasur parasysh që në vitin 2014, u miratua Ligji për Matjen e Dënimeve, kjo ligjëratë preku një temë shumë aktuale të sferës juridiko-penale dhe të reformës ligjore në Maqedoni. Studentët bënë pyetje të ndryshme lidhur me punën dhe eksperiencën e gjyqtarit Hinojosa, i cili gjatë karrierës së tij 32 vjeçare si gjyqtar, ka shërbyer edhe në Komisionin e Matjes së Dënimeve në SHBA.
Kjo ligjëratë u organizua në kuadër të bashkëpunimit të Fakultetit të Drejtësisë me Zyrën INL (Bureau of International Narcotics and Law Enforcement Affairs), e cila funksionon në kuadër të Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.
