Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL shënon ditën e Flamurit të shqiptarëve

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, të premten (27 nëntor 2015), me një manifestim solemn shënoi 28 Nëntorin -Ditën e Flamurit Shqiptar dhe Ditën e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar.

Në fjalimin e tij, rektori,Prof. Dr. Zamir Dika tha:“Idealet e Festës së Flamurit do t’u shërbejnë me dekada gjeneratave të tëra për të mbajtur gjallë ndjenjën e patriotizmit dhe atdhedashurisë, por edhe të vizionit për ta pa të ardhmen ndryshe nga pararendësit. Në frymën e këtyre idealeve, te shqiptarët nuk pushoi së funksionuari edhe sensi i të qenit konkurrent me botën e qytetëruar përmes garës në dije, kulturë e arsim. Kësaj gare të madhe, nuk ka mundur t’i ikë as Universiteti ynë, i cili për koincidencë u themelua në një nëntor të mëvonshëm të historisë, por gati me të njëjtat kode civilizuese si Nëntori i Pavarësisë, për arsye se edhe ne si projekt arsimor bashkëdyzuam aspiratat tona iluministe me rrugën e zhvillimit të tendencës evropiane në kulturën tonë të mendimit dhe veprimit, duke integruar edhe koloritin shumetnik brenda këtyre aspiratave”.

Këshilltari i rektorit për marrëdhënie publike dhe komunikim, Demush Bajrami tha: “Është fat i madh për historinë dhe kulturën tonë kombëtare që patëm kolosë të shquar që me angazhimin e tyre të pakursyer në lëvizjen politike e kulturore të kohës arritën të realizojnë projekte konkrete, të cilat u bënë modele programatike të një filozofie kulturore e politike me taban kombëtar”.

Për anën artistike të solemnitetit u përkujdesën studentet e Fakultetit të Gjuhëve Kulturave dhe Komunikimit, kurse trio harkore e Tetovës ekzekutoi pika muzikore me motive shqiptare.

Google+