Konferenca tuboi rreth gjashtëdhjetë përkthyes nga Maqedonia dhe rajoni më i gjerë. Në Konferencë morën pjesë edhe dy mysafirë të shquar nga Kroacia: Gabriela Banic, presidenti i Shoqatës Kroate të përkthyesve dhe interpretuesve gjyqësor, dhe Ozren Dolezl, përfaqësues i Shoqatës Kroate të Përkthyesve Letrarë.
Konferenca u hap nga presidentja e Asociacionit të Përkthyesve të Maqedonisë, Irena Kacarski-Kimova dhe Provosti i UEJL-së, Andrew Goodspeed, i cili në cilësi të nikoqirit foli para të pranishmëve.
Konferenca kishte panel diskutimet në tre tema kryesore - aspekte të biznesit të profesionit të përkthimit; përkthimi gjyqësor dhe përkthimi letrar.
