Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Prof. Izet Zeqiri zgjidhet anëtar korrespondent i ASHAM-it

Prof. Izet Zeqiri zgjidhet anëtar korrespondent i ASHAM-it

Më 22 qershor 2015, në mesin e pesë anëtarëve të rinj korrespondentë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM-it), është edhe Prof. Dr. Izet Zeqiri, në fushën e shkencave shoqërore, i cili u zgjodh në Asamblenë e 18-të zgjedhore të Akademisë, më 17 qershor të vitit 2015.

Prof. Zeqiri është ligjërues në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë të universitetit të Evropës Juglindore (UEJL). Anëtarë tjerë korrespodentë u zgjodhën edhe Marjan Markoviq, Dragi Gjorgjiev, Aleksander Dimovski dhe Sashko Kedev, të gjithë këta nga fusha të ndryshme shkencore.

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika dhe anëtarët e Ekipit ekzekutiv të rektorit i uruan zgjedhjen profesor Zeqirit, duke e vlerësuar atë si të arritur shkencore për Universitetin dhe si tregues për kontributin e shquar në kërkimin shkencor në përghithësi.

Kryetari i ASHAM-it, akademik Vllado Kambovski, tha se anëtarët e rinj të akademisë janë zgjedhur për t’i bërë ballë sfidave të epokës bashkëkohore dhe se ata e pasurojnë Akademinë.

Google+