Ekipi nga UEJL, i përbërë nga Veronika Kareva dhe Kujtim Ramadani nga Qendra e Gjuhëve dhe Husejn Idrizi, student i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, u zgjodh për të përfaqësuar Maqedoninë në një garë ndërkombëtare në Budapest nga 4 – 8 majme ç’rast fitoi çmimin e parë nga votimi online në mesin e 15 shteteve pjesëmarrëse. Gara u organizua nga Zyra Rajonale për Gjuhë e SHBA-ve për Evropën Qendrore dhe Juglindore dhe e financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit e që kishte të bëjë me krijimin e një aplikacioni për celularë për mësimin e gjuhës angleze përmes përfshirjes së komponentit të përgjegjësisë shoqërore. Aplikacioni për të cilin ekipi i UEJL-së u shpërblye quhet “Raise Your Voice” qëllimi i të cilit ishte të rrisë vetëdijen ndërmjet adoleshentëve në tërë botën lidhur me çështjen e protestimit si një lloj i shprehjes së mospajtimit apo mendimit ndryshe në një mënyrë të drejtë, të civilizuar dhe demokratike.
Ekipi nga UEJL fiton çmim në një garë të financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit
14 maj 2015Ekipi nga UEJL fiton çmim në një garë të financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit
Më shumë lajme
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL
- UEJL thellon partneritetin me Ambasadën e SHBA-së përmes rrjetit të alumnive
- Instituti „Max van der Stoel“ i UEJL-së bashkëorganizator i konferencës ndërkombëtare „OFA 25+: Mësime, Gjurmë, Horizonte“
- UEJL-ja mirëpret Konferencën e 4-të CEE-Loc për Studimet e Qeverisjes Lokale