Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Hapa konkret për bashkëpunim të UEJL me universitetet gjermane

Përfaqësues të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) dhe përfaqësues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Vestfalisë së Jugut në Meshede, më 8 dhe 9 prill 2015, kanë realizuar një takim të suksesshëm, ku janë marrë vesh për disa pika të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kështu, kanë rënë dakord që: të organizojnë Shkollën Verore 2016, e cila do të mbahet në Tetovë dhe ku do të marrin pjesë studentë nga Gjermania dhe Maqedonia; të bëhet vlerësimi i programeve aktuale (të integruara) të dyfishta për studentët nga Maqedonia; të bëhet shkëmbimi i ligjëruesve, studentëve dhe stafit administrativ të UEJL-së.

Takimi u organizua nga Prof. Dr. Ewald Mittelstädt, përgjegjës për ndërmarrësi dhe hulumtim, kurse në takim morën pjesë Dr. Norbert Marx, këshilltar për studime të integruara dhe Prof. Dr. Besnik Fetaji, nga Universiteti i Evropës Juglindore, si dhe përfaqësues të Universitetit nga Meshede, Prof. Dr.-Ing. Claus Schuster, rektor, Prof. Dr.-Ing. Paul Gronau, anëtar i Qendrës akademike të studimeve të dyfishta dhe arsim, Prof. Dr.-Ing. Martin Botteck, përgjegjës i Qendrës hulumtuese për shërbimet e komunikimit dhe aplikimet, Znj. Dagmar Perizonius, përgjegjëse e Zyrës ndërkombëtare dhe Christian Klett, shef i Zyrës për marrëdhënie me publikun.

Në kudër të kësaj vizite, para studentëve gjerman, Prof. Dr. Besnik Fetaji, mbajti një ligjëratë lidhur me ekonominë e Maqedonisë.

Google+