COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL i hapi dyert për të gjithë maturantët

“Ne, së bashku, staf dhe studentë, synojmë realizimin e projektit “SEEU 3.0”, që do të jetë krijimi i qasjeve të personalizuara sipas shijeve dhe kërkesave individuale në kuadër të një vizioni të përbashkët zhvillimor të përshtatur për gjeneratën digjitale.”, tha rektori I Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, në konferencën për gazetarë, që u mbajt të martën (7 prill 2015), në kuadër të manifestimit Dita e Hapur.

Maturantët , prindërit, profesorët nga shkollat e mesme dhe të gjithë të interesuarit të tjerë, të në kudër të manifestimit “Dita e Hapur” patën mundësi që të njihen me programet studimore që i ofron Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) për vitin e ri akademik 2015/2016 dhe me tërë infrastrukturën përcjellëse që e posedon universiteti për studime të standardizuara ndërkombëtare.

Rektori Dika, shtoi se “Universiteti ka detyrim t’u ofrojnë dhe sigurojnë gjeneratave të reja kapacitete, shkathtësi dhe njohuri për të garuar në tregun global të punës. Pra, realitetet e reja në Evropën Juglindore përmes dijeve të avancuara universitare, doemos do të duhet ta ndryshojnë të tashmen dhe të ardhmen e këtij rajoni, duke e shndërruar atë në një histori suksesi.”

“Të studiuarit në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), do të thotë të studiosh në një mjedis tërheqës, premtues dhe shumë të përgjegjshëm të arsimit universitar.

Para së gjithash, këtu gjenerata që do të vijë për të studiuar do të përgatitet me dijet e duhura për tregun e punës dhe vetëm në Programet studimore që ofron UEJL do të mund të vërehen dallimet akademike dhe kulturore.”, tha mes tjerash në konferencën për gazetarë, rektori Prof. Dr. Zamir Dika.

Këshilltari i rektorit, Demush Bajrami, në prezantimin qendror tha "Këtë vit, për herë të parë Universiteti ndanë bursa për nxënësit e shkëlqyeshëm pa testim: Bursa të drejtpërdrejta që bazohen në suksesin e arritur në shkollën e mesme, edhe atë të gjithë nxënësit me sukses të shkëlqyeshëm 5.00, fitojnë automatikisht bursë, e cila mbulon 50 për qind të pagesës së shkollimit; Bursë fitojnë edhe nxënësit me notë mesatare mbi 4.5, e cila mbulon 30 për qind të shpenzimeve të studimeve; Bursa ofrojnë edhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe komuniteti i biznesit; Përvojë unike në UEJL është Programi “Punë dhe studime”, ku përveç lehtësimit financiar, fitoni edhe përvojë pune në shërbimet e universitetit si dhe Lehtësimet financiare për studentin e 2 dhe të 3-të të familjes".

Në kuadër të këtij manifestimi u mbajtën një numër i madh aktivitetesh, si: panairi i gjuhëve, i organizuar nga Qendra e gjuhëve, aktivitete të Parlamentit Studentor dhe një program i pasur kulturor dhe zbavitës.

Google+