Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Universiada mbarëkombëtare në ski, UEJL përsëri u kthye me çmim

Në garat mbarëkombëtare universitare në ski, që u mbajtën të dielën më 15 mars në Dardhë të Korçës, Universiteti i Evropës Juglindore arriti të rrëmbejë vendin e tretë nga gjithsej gjashtë universitete pjesëmarrëse.

Në garat mbarëkombëtare universitare në ski, që u mbajtën të dielën më 15 mars në Dardhë të Korçës, Universiteti i Evropës Juglindore arriti të rrëmbejë vendin e tretë nga gjithsej gjashtë universitete pjesëmarrëse.

Pjesëmarrës në këtë garë ishin: Universiteti i Tiranës, Universiteti i Korçës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti AAB-Kosovë, USHT - Tetovë dhe UEJL Tetovë. Universiteti i Evropës Juglindore edhe kësaj here ishte organizator teknik i këtyre garave, së bashku me Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Në plasmanin ekipor vendi i parë i takoi USHT-së, i dyti UP-së dhe vendi i tretë UEJL-së.

Garat u hapën në mënyrë solemne nga kryetari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Viron Bezhani. Në këtë ngjarje sportive ishte prezent edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit i Republikës së Shqipërisë Rauf Dimraj.

Menan Memedi, udhëheqës i Departamentit të Sportit të UEJL-së me këtë rast deklaroi:

“Unë jam shumë i kënaqur që ja erdhëm edhe në Korçë, siç edhe u premtuam vitin e kaluar pjesëmarrësve nga Korça, më konkretisht Thoma Thashos,: ” Vitin e ardhshëm garat universitare do t’i organizojmë në pistën BIGËL të Korçës”, ja sivjet edhe i organizuam. Mendoj se garat ishin të suksesshme dhe jashtëzakonisht kualitative me garues të nivelit të lartë. Kishim garues pjesëmarrës nga Kosova, nga Shqipëria dhe Maqedonia. Edhe njëherë dëshmuam se me vullnet të mirë dhe me përkushtim të madh një organizim i tillë mund të bëhet pa asnjë mungesë dhe mund të arrihen rezultate të shkëlqyeshme.”

Tre vendet e para te meshkujt:

Vendi i parë - USHT - Dardan Dehari

Vendi i dytë - UP - Dardan Pupovci

Vendi i tretë - UEJL - Besar Iljazi

Tre vendet e para te femrat:

Vendi i parë -US-Tiranë - Paola Tasho

Vendi i dytë - USHT - Arbnora Dehari

Vendi i tretë - UP - Vlora Jashari

Google+