Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Më shumë transparencë për një ligj të ri të arsimit të lartë

Më shumë transparencë për një ligj të ri të arsimit të lartë

Rektorati i Universitetit të Evropës Juglindore në mbledhjen e fundit, ndërmjet tjerash u fokusua në shtyrjen e ndryshimeve të fundit të Ligjit për arsimin e lartë nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Shtyrja në një periudhë njëvjeçare është një hap i mirë dhe një mundësi e vetme për të krijuar një ligj të ri për arsimin e lartë dhe për ridizajnimin e duhur të instrumenteve për përmirësimin dhe përkrahjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Propozojmë që të zhvillohet një proces transparent dhe cilësor me qëllim që të arrihen këto objektiva, duke përcaktuar qartë rolin e të gjithë aktorëve - studentëve, përfaqësuesve të universiteteve, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, përfaqësuesve nga qeveria dhe ekspertëve ndërkombëtarë; si dhe duke respektuar afatet dhe përgjegjësitë e grupeve të punës, mënyrën e zhvillimit të dialogut dhe përfshirjen e tyre aktive në këtë proces.

Prandaj, Universiteti i Evropës Juglindore është i gatshëm që të kontribuojë në këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë

Google+