Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Dika takoi delegacionin parlamentar nga Shqipëria

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, të martën (23 dhjetor 2014), priti një delegacion të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, në përbërje Alfred Peza, Fatmir Toçi, Mimozaq Hafizi, Adelina Rista, dhe zëvendësministri i arsimit, Arbër Mazniku.

“Në këtë mjedis të lëkundur dhe të vështirë ekonomik rajonal, mbase edhe në sferën e arsimit të lartë, ne po vazhdojmë me këmbëngulje të promovojmë vlerën e vërtetë të arsimit të lartë, duke ruajtur krahasueshmëritë me nivelet akademike, hulumtuese dhe standardet e shërbimit me ato të universiteteve evropiane dhe amerikane. Që nga themelimi, me ndihmën e themeluesve tanë – SHBA-ve dhe BE-së, vazhdojmë me ritëm të lartë të kultivojmë karakterin ndërkombëtar të universitetit dhe praktikat më të mira në këtë fushë, duke ndjekur rekomandimet dhe kërkesat e tregut dhe shoqërisë, nëpërmjet dizajnimit të programeve studimore për rajonin e vitit 2016, për të diplomuarit që do të akumulojnë dije, shkathtësi dhe kompetenca për t’u ballafaquar me një treg të integruar dhe të një konkurrence në rritje. Iniciativat për sigurimin e cilësisë dhe instrumentet për matjen e të njëjtës janë në një proces të vazhdueshëm të përmirësimit, për të përshtatur teknologjitë e mësimit, të të nxënit dhe formimin e shkathtësive sipas këtyre premisave. Kampusin universitar jemi duke e zhvilluar në drejtim të një qëllimi afatgjatë – atij të shndërrimit në eko-kampusin e parë në rajonin e Evropës Juglindore”, tha ndërmjet tjerash rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika.

Deputetët shqiptarë theksuan mbështetjen e tyre institucionale për thellimin e bashkëpunimit me UEJL-në dhe universiteteve, si dhe institucioneve të arsimit në Republikën e Shqipërisë.

Google+