Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ligjëratë e ambasadorit amerikan Pol Volers-UEJL institucion unik në Maqedoni

“Përherë është kënaqësi të vi në këtë Universitet (lexo: Universiteti i Evropës Juglindore) dhe të takohem me studentët, profesorët dhe stafin në përgjithësi”, u shpreh ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Paul D. Wohlers, në kuadër të ligjëratës që e mbajti të martën (25.11.2014), në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Ligjërata e ambasadorit amerikan Wohlers, u realizua në kuadër të ciklit të ligjëratave me diplomatë ndërkombëtarë (Diplomatic Lectures Series), organizuar nga ana e Institutit të hulumtimeve shkencore të UEJL-së “Maks van der Shtul”.

“Këto ditë festuat 13 vjetorin e themelimit dhe me këtë rast ju përgëzoj për të arriturat. Në SHBA gjatë kësaj jave është Dita e falënderimeve kur amerikanët shprehin falënderimet e tyre për të arriturat dhe për të mirat në përgjithësi. Ju studentë, duhet të jeni falënderues për mundësinë që keni të studioni në këtë institucion unik, ku mes tjerash, keni mundësi të barabartë të studioni në gjuhën shqipe, angleze dhe maqedonase”, theksoi ndërmjet tjerash ambasadori Vohlers.

Duke folur për aktualitetin politik në Maqedoni, ai e theksoi rëndësinë e angazhimit të të gjitha palëve për të mirën e vendit dhe për këtë duhet të pyesni edhe veten tuaj se çfarë keni bërë në këtë drejtim. Ai tha se të gjithë duhet të kenë trajtim të njëjtë.

“Kur shteti të sigurojë trajtim të barabartë për secilin grup etnik, religjioz, ose grup shoqëror tjetër, atëherë mund të kërkoj nga ata të jenë luajal”, tha ambasadori Pol Vohlers.

Në fund të ligjëratës, studentët dhe ambasadori bashkëbisedua për zhvillimet aktuale politike dhe arsimore në Maqedoni.

Google+