Libri paraqet përmbledhje kumtesash shkencore nga studiues të ndryshëm shqiptarë të Maqedonisë.
Duke folur për librin, prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare i UEJL-së, Prof. Dr. Blerim Reka, tha se “shqipja ishte dhe mbeti gjuha e shqiptarëve të Rekës dhe asnjë regjim nuk arriti ta ndryshojë këtë fakt”
Promovimi i këtij libri është rezultat i punës disavjeçare, që u kurorëzua me një konferencë, që u mbajt vitin e kaluar në Leunovë të Rekës, tha Prof. Dr. Vebi Bexheti.
Historiani Nebi Dervishi, theksoi se kjo krahinë është pjesë kryesore e trungut shqiptarë.
Të pranishmit në promovimin e kësaj përmbledhje shprehën bindjen se ky libër do të jetë bazë për të gjitha studimet në të ardhmen për shqiptarët e Rekës.
