Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U promovua versioni shqip i librit “Si të shkruajmë ese dhe detyra universitare”

Të martën (21 tetor 2014), në Universitetin e Evropës Juglindore u promovua versioni shqip i librit “Si të shkruajmë ese dhe detyra universitare”, të autorëve anglezë Kathleen McMillan & Jonathan Weyers.

Promovimi i librit u bë nën përkujdesjen e botuesit Prof. Dr. Bardhyl Musai, kurse për librin, përveç botuesve folën profesorët Demush Bajrami, Hasan Jashari dhe Brikena Xhaferi.

“Në leximet dhe studimet e ndryshme, jemi përballur me disa parime të përgjithshme të të shkruarit të punimeve, pa marrë parasysh llojin e tyre. Gjatë një shfletimi të kujdesshëm, parimin bazë e gjejmë në shprehjen e famshme të Isaac Goldberg: “Të shkruarit e dokumentacionit teknik do të thotë që gjërat e komplikuara të paraqiten në mënyrë sa më të thjeshtë"”, tha Demush Bajrami.

“Botimi në shqip i librit ka sjellë shumë risi në punën e përditshme të profesorëve dhe studentëve, të cilët do të kenë mundësi ta konsolidojnë si literaturë bazike të tyre”, tha Prof. Hasan Jashari

“Libri, do t’ju ndihmojë studentëve, pasi të shkruash ese tashmë është bërë praktikë dhe kërkohet edhe kur regjistrohen, por edhe ku konkurrojnë për punë”, tha Prof. Brikena Xhaferi

Në fund të promovimit botuesi dhe të pranishmit, studentë e profesorë bashkëbiseduan për tema konkrete që trajtohen në këtë libër.

Google+