Koordinatori i projektit, akademik Alajdin Abazi, tha se vlera e këtij projekti kap shumën 960 mijë euro, kurse universitetet pjesëmarrëse përfitojnë mundësinë e ofrimit të një programi të ri të studimeve pasdiplomike në lëmin e energjisë së qëndrueshme, mundësi për projekte me karakter hulumtues, si dhe zgjerim të laboratorëve ekzistuese. Studentët përfitojnë mundësinë e studimit për një semestër në Norvegji.
Projekti NORMAK energji e qëndrueshme do të rrisë kapacitetet e institucioneve dhe do të forcojë sektorin e sistemit të energjisë R&D në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, përmes procesit të arsimit të lartë, R&D know-how dhe transferimin e teknologjisë nga Norvegjia.
