Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në UEJL Shkup përurohet stacioni i parë për mbushje të veturave elektrike në Maqedoni

Në UEJL Shkup përurohet stacioni i parë për mbushje të veturave elektrike në Maqedoni

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup, të shtunën (20 shtator 2014), në një ceremoni solemne u përurua stacioni i parë për mbushje të veturave elektrike në Maqedoni.

Në këtë ngjarje, të pranishëm ishin minstri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Nurhan Izairi, presidenti i “EMKICE”, z. Ilija Vuçkov, pronarit të veturës Tesla Model S dhe sipërmarrësit, z. Sasa Cvetojevic dhe Drejtorit të Parkut Teknologjikë, z. Azir Aliu

"Parku Teknologjik është një vend ku janë krijuar lidhje të ngushta dhe të qëndrueshme ndërmjet institucioneve akademike dhe industrisë duke kthyer njohuritë dhe ekspertizat në aksione, prodhime dhe investime", tha drejtori i Parkut Teknologjik z. Azir Aliu.

“ UEJL dhe Parku Teknologjik, si pjesë e tij është në hap me inovacionet botërore, si dhe lider në rajon për mbrojtjen e vlerave natyrore dhe ekosistemit”, theksoi ministri Izairi.

Pronari i veturës Tesla Model S, z.Sasha Cvetojeviq e shprehu përkrahjen e tij për këtë nismë, e cila ka për qëllim ta popullarizoj përdorimin e automjeteve elektrike hibride në Evropën Juglindore dhe ta ngrejë vetëdijen për mjedis më të pastër, si dhe krijimin e “korridorit të gjelbër”, nëpërmjet hapjes së stacioneve për mbushjen e automjeteve elektrike.

Google+