Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Delegacioni diplomatik i Beneluksit vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore

Një delegacion i vendeve të Beneluksit, në kuadër të vizitës në Maqedoni, të mërkurën (10.09.2014),qëndroi në Universitetin e Evropës Juglindore.

Delegacioni përbëhej nga përfaqësues të ministrive të jashtme të nivelit të drejtorëve politik, të Hollandës, Belgjikës dhe Luksemburgut, të shoqëruar nga ambasadorja e Hollandës në Maqedoni, Marriet Schuurman dhe ambasadorja e Belgjikës, rezidente në Sofje dhe e akredituar për Maqedoninë, Anick van Clster.

Delegacioni diplomatik i Beneluksit u takua me prorektorin për hulumtime dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Blerim Reka, provostin Prof. Dr. Andrew Goodspeed dhe prorektorin për ndërmarrësi, Prof. Dr. Mirolub Shukarov.

Gjatë takimit, prorektori Reka, i njoftoi me misionin, trendet aktuale dhe vizionin e Universitetit të Evropës Juglindore për të ardhmen.

“Universiteti ynë është projekti më i madh dhe akoma funksional ndërkombëtarë në Maqedoni. Ai është shembull i funksionimit multietnik të një institucioni arsimor.”, tha në fjalën e rastit prorektori Reka.

Proektori Goodspeed, i njoftoi diplomatët evropian për programet akademike, për numrin e studentëve dhe cilësinë e mësimdhënies.

Prorektori për ndërmarrësi, Shukarov, e theksoi rëndësinë e financave në krijimin e një ambienti cilësor të mësimdhënies.

Diplomatët e Beneluksit janë duke realizuar një vizitë disaditore në Maqedoni.

Google+