Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt trajnimi tradicional i stafit të UEJL-së në Strugë

Në kuadër të programit për zhvillimin dhe trajnimin e stafit, prej 19 deri 21 gusht, të punësuarit e Universitetit të Evropës Juglindore kanë qëndruar në Strugë, ku janë zhvilluar trajnime të sferave të ndryshme nga trajnues-ekspertë të njohur nga vendi dhe jashtë.

Në prezantimin e tij, rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, theksoi rëndësinë e cilësisë dhe nevojën e stafit të përgatitur, i cili do të ec në hap me zhvillimet teknologjike globale.

Ai prezantoi vizionin e tij për zhvillimin e universitetit, duke theksuar pjesët kryesore të programit të tij. Rektori Dika, tha se ne katër vitet e ardhshme do të përqendrohet drejt ofertës akademike dhe kohezionit dhe pritshmërinë e tregut të punës. “Mendoj që universiteti ka krijuar sistem të qëndrueshëm të krijimit të ofertës akademike që ndjek në mënyrë dinamike zhvillimet e tregut të punës”, theksoi ai. Gjithashtu, sipas tij, vlerësimi i programeve studimore në cikle trevjeçare nga profesorët ndërkombëtarë ka kontribuuar në ruajtjen e standardeve ndërkombëtare të dizajnimit të programeve studimore që nxjerrin në pah dijet, shkathtësitë dhe kompetencat, bazuar në rezultatet e punës.

Prof. Dr. Elena Dumova, prezantoi profilin bashkëkohor të hulumtimit, duke krahasuar trendet globale shkencore.

Hedher Hensho, këshilltarja ekzekutive për cilësi eshte perkujdesur per organizimin e trajnimit të stafit të UEJL.

Në kuadër të trajnimit për administratën u zhvilluan disa punëtori për Rishikimi i prioriteteve nga e kaluara dhe prioritetet për të ardhmen, Sjellja organizative dhe administrimi efektiv, Planifikimi i veprimeve - sukseset, sfidat, prioritetet.

Në kuadër të trajnimit për stafin akademik u trajtuan tema, si: "Profili bashkëkohor i hulumtimit", “Zhvillimi dhe e ardhmja e studimeve të ciklit të tretë dhe Shkolla e doktoraturës – të arriturat dhe sfidat”, “Vështrim vlerësues dhe përditësim”, “Ndërlidhja e universitetit me sektorin e biznesit - sfidat bashkëkohore”.

Trajnimi i stafit bëhet çdo vit dhe ka për qëllim zhvillimin e vazhdueshëm dhe përforcimin e tij të mëtutjeshëm në një staf cilësor. Temat e trajnimit rrjedhin nga procedura e vetëvlerësimit, e cila plotësohet çdo vit nga secili anëtar i stafit. Kjo, është hera e katërt, që i gjithë stafi i Universitetit të Evropës Juglindore të organizojë trajnime të përbashkëta jashtë kampusit të universitetit.

Google+