Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL dhe Universiteti “Haxhi Zeka” nga Peja nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Të martën (15 korrik 2014), në Tetovë, nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) dhe Universiteti “Haxhi Zeka”, nga Peja.

Pasi ju uroi mirëseardhje, rektori, Prof. Dr. Zamir Dika informoi homologun e tij për organizimin dhe historikun e Universitetit të Evropës Juglindore, si dhe për planet dhe aktivitetet të cilat janë të planifikuara për periudhën e ardhshme.

“Ne do të zhvillojmë aktivitetet tona në fushat akademike me interes të përbashkët si, shkëmbim stafi akademik, shkëmbim studentësh të cikleve të ndryshme studimi për periudha semestrale studimi ose për periudha të praktikave, kërkim shkencor, konferenca dhe takime akademike, shkëmbim të materialeve akademike si dhe informacione të tjera të nevojshme, programe të veçanta akademike afatshkurtra etj.” nënvizoi rektori Dika.

Prof. Dr. Naser Mrasori, vuri në pah se qëllimi i kësaj marrëveshje është zhvillimi i bashkëpunimit akademik në nivelin e studimeve universitare, si dhe zhvillimi i aktiviteteve kërkimore, shkencore dhe kulturore ndërmjet dy Universiteteve.

“Ne jemi afër dy universitetet, prandaj edhe e kemi më të lehtë për ta intensifikuar bashkëpunimin tonë, i cili bashkëpunim vjen pas një përvoje tepër të kënaqshme me rektorin Dika që në kohën kur unë kam qenë ne Universitetin e Prishtinës”, tha rektori Mrasori.

Ky lloj i bashkëpunimit nuk është vetëm një ndihmesë, por edhe një motiv konkret për stafin dhe studentët për të shkëmbyer përvojat midis vete.

Google+