Nënshkruese të kësaj marrëveshje janë kompanitë: “Dauti –Komerc”, “Princ Enterprise”, “Alma-M”, “Vezë Sharri”, “ND-Ballkan”, “Renova”, “Korabi”, të cilët nënshkruan marrëveshje partneriteti për të vazhduar programi Menaxhmenti bashkëkohor i ndërmarrjeve, kurse më vonë do të nënshkruhet marrëveshje edhe për dy programet tjera Menaxhmenti Bashkëkohor Bankar, dhe Informatika e Aplikuar për Kompanitë e Teknologjisë së Informacionit. Me këtë rast, kompanitë do të ndajnë bursa për studentët që do të përzgjidhen për të vijuar studimet në këto programe.
Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, foli rëndësinë e studimeve të integruara, për vet kompanitë sepse ata në të ardhmen do të kenë kuadër adekuat për atë biznesin që e zhvillojnë. Ngjarja e sotme tregon bashkëpunimin serioz që po e zhvillojmë me sektorin e biznesit, duke realizuar projekte konkrete.”, tha rektori Dika.
Eksperti gjerman i angazhuar nga Universiteti i Evropës Juglindore për studimet e integruara, Norbert Marks, foli për mënyrën e organizimit të këtyre studime, procedurën e regjistrimit dhe strukturën e programit studimor të integruar: “Menaxhmenti Bashkëkohorë i Ndërmarrjeve”.
Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e përshëndeti edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Menderes Kuçi, i cili tha se atje ky hapen mundësi për studime universitare mbyllen shumë burgje.
“Thelbi i këtyre programeve specifike arsimore, qëndron në faktin e afrimit të materies mësimore drejt aplikimit praktik të saj. Mësimi, do të zhvillohet në mënyrë të dyfishtë, prandaj quhen Dual Studies (studime të dyfishta), në një mjedis akademik, pra në universitetin tonë (pjesa teorike) dhe pjesa tjetër në hapësirat e kompanisë përkatëse (pjesa praktike)”, tha Demush Bajrami, këshilltar i rektorit dhe moderator i kësaj ngjarjeje.
Përvojën e vet për ecurinë e këtyre programeve e prezantoi edhe studenti Fatih Mici, i cili foli për përparësitë që ofron ky program, duke iu rekomanduar të tjerëve të regjistrohen, pasi punësimin dhe zhvillimin profesional e kanë të garantuar.
Pronarët dhe përfaqësuesit e kompanive nënshkruese zhvilluan një debat konstruktiv, ku treguan përvojën e ndërsjellë me angazhimin e studentëve dhe cilësinë që ato tregojnë gjatë praktikës dhe studimeve.
Këto programe janë zhvilluar së bashku me Agjencinë gjermane për bashkëpunim afarist (GIZ), në pajtim me Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe do të ofrohen në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore.
