Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt konferenca rajonale - Cilësia e vlerësimit, kualifikimi dhe evaluimin në arsimin e lartë

Konferenca e dytë rajonale e cilësisë rreth temave të vlerësimit, kualifikimit dhe evaluimit në arsimin e lartë më 20 qershor 2014, në Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo konferencë tërhoqi rreth 150 studiues nga universitete të ndryshme nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

‘Ndër qëllimet e kësaj konference është nxitja e një angazhimi më serioz për përmirësimin e cilësisë në ofrimin e njohurive. Kjo, ne besojmë, do të kontribuojë në një sistem më të avancuar të menaxhimit të cilësisë-e cila, në arsimin e lartë, do të thotë cilësia se si ne i vlerësojmë studentët, stafin, institucionet dhe sistemet.’, tha në fjalimin e tij hyrës rektori Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika.

Këshilltarja për cilësi e Universitetit, Hether Henshou, foli për qëllimin e kësaj konference duke shtuar se “Qëllimi i konferencës është të ndikojë në rritjen e cilësisë së vlerësimit, kualifikimi dhe evaluimi në arsimin e lartë në rajon”.

Frensis Ouen, në cilësinë e ekspertes nga Mbretëria e Bashkuar dhe folëses kryesore, foli për trendin në rritje në këtë vend, për angazhimin e studenteve në përvojën arsimore dhe "zërin e studenteve", identifikimin e drejtuesve për këtë dhe rolin e anketës kombëtare nga studentët.

Prof. Lupço Kevereski, anëtar i Këshillit të Akreditimit dhe Vlerësimit të Maqedonisë, prezantoi punën e këtij trupi dhe planet për vlerësimin e jashtëm.

Aspekti më pozitiv i konferencës ishte pjesëmarrja aktive e studentëve, të cilët krijuan dhe prezantuan postera akademik të pikëpamjeve të tyre në të gjitha sesionet e konferencës.

Konferenca ishte një mundësi e mirë për ndarjen e përvojave dhe shkëmbimin e ideve. Një përzgjedhje e punimeve, do të publikohen në konferenca ndërkombëtare.

Google+