Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, në porosinë e tij, veçoi rëndësinë e këtij momenti, duke vendosur në spikamë rolin e kësaj gjenerate që së shpejti pritet t’i lëshoj amfiteatrot për të hapëruar drejtë ecjes së tyre në karrierë.
“Ju po diplomoni, pikërisht në kohën kur shoqëria ka nevojë më shumë se kurdo herë për gjenerata kompetente në shumë fusha. Më mirë se kushdo tjetër, ju do të dini të jepni përgjigje në shumë dilema që janë sfida të kohës. Para së gjithash në përpjekjet e zhvillimit ekonomik, në reformat institucionale, në sfidën e angazhimit menaxherial në ato sfera, ku të tjerët do të ngrenë duar.”, tha ai, duke shtuar se mbetet synim i këtij Universiteti, sigurimi dhe zhvillimi i mëtejshëm, si dhe përmirësimi i cilësisë në arsimin e lartë në Maqedoni dhe në rajon, për të inkurajuar lëvizshmërinë e studentëve në hapësirën evropiane të arsimit të lartë. “Kështu, do të kemi kuadro më të përgatitur për tregun e punës, individë të arsimuar dhe të aftësuar që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik.”, nënvizoi rektori Dika.
“Stafi ynë akademik kanë zhvilluar një institucion unik të arsimit të lartë këtu në Republikën e Maqedonisë, ata ju kanë pajisur ju me arsim të krahasueshëm me atë të vendeve të tjera evropiane, dhe ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë jo vetëm për të mirën tuaj, por për të mirën e të tjerëve.”, tha ndërmjet tjerash kryetari i Bordit të UEJL-së, Prof. Dr. Denis Farington.
“Nëpërmjet Universitetit të Evropës Juglindore, ne nuk jemi vetëm të diplomuar, por edhe studentë dhe qytetarë global. U bëmë të vetëdijshëm për multikulturalizmin dhe bashkëpunimin ndërkombëtarë, u bëmë qytetarë të botës.“, tha studentja e dalluar e gjeneratës Hristina Sibinovska
“Kjo përvojë e fituar në të cilën u bashkëdyzuan momentet e këndshme por edhe momentet e vështira, do te jetë një mbështetje e fuqishme në realizimin e ëndrrës sonë për të nesërmen. E gjithë kjo u arrit falë bashkëpunimit të ndërsjellë me tërë stafin e Universitetit drejt realizimit të aspiratave të përbashkëta”, tha studentja e dalluar e gjeneratës, Vlora Memedi.
Mzsafire speciale e kësaj ngjarje ishte fituesja e "Voice of Italy", Elhaida Dani.
Për anën artistike të ceremonisë u përkujdes Kori i qytetit të Tetovës, por edhe këngëtari, njëherësh dhe ligjërues në UEJL, Dr. Agim Poshka, i cili e këndoi këngën e universitetit “Zëri i Dijës’.
