Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt tryezë e rrumbullakët për perspektivat e zgjerimit të BE-së

Analistë dhe profesorë universitarë dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi, u takuan të martën ( 3 qershor), në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, për të diskutuar perspektivat e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Tema e tryezës së rrumbullakët ishte “Perspektivat Evropiane të Ballkanit Perëndimor pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian” dhe u organizua nga Unioversiteti i Evropës Juglindore dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.

Zv/kryeministri për euro integrime Fatmir Besimi vlerësoi se BE-ja nuk heq dorë nga zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor, me gjithë ndryshimin e rrymave dhe përbërjes së Parlamentit Evropian, me zgjedhjet e fundit në BE. “

Si për Maqedoninë ashtu edhe për vendet e rajonit, ideja evropiane dhe zgjerimi euroatlantik është ideja e cila bashkon. Ky është një proces nga i cili ne patjetër që do të kemi përfitime”, tha Besimi.

Prorektori dhe ish-diplomati Blerim Reka potencoi rrezikun e brendshëm evropian nga lëvizjet për pavarësi , si Kataloninë, Skocinë, Republikën e Venedikut,Belgjikën me pjesën flamane, etj.

“Ata e shohin me skepticizëm BE-në dhe partitë ekstremiste këtë herë fituan me shume hapësirë ne zgjedhjet për Parlamentin Evropian, duke shkaktuar, siç u shpreh kryeministri francez "termet politik". Për 28 shtetet anëtare të BE, megjithatë Partia Popullore Evropiane e qendrës se djathtë mbetet forca mbizotëruese ne Bruksel, socialistet kane fituar disa vende me shume ndërsa liberalet mbeten te tretet. “, tha Demush Bajrami

“Kemi dy subjekte të kundërta, kemi një subjekt shqiptar që pretendon për strukturat euroatlantike dhe një koncept tjetër i cili numërohet në vend”, u shpreh profesori Fejzulla Shabani.

“Ne kemi mbetur një krater i një vullkani që shpërtheu para ca kohësh dhe nuk jemi as në lindje as në perëndim as në jug e as në veri” u shpreh Rizvan Sulejmani, analist politik.

Ish-zëvendëskryeministri për çështje evropiane Ivica Bocevski analizoi përfaqësimin e partive euro-skeptike në PE duke konsideruar se nëse deri më tash ka patur vetëm një zë në këtë drejtim tashmë ky numër është bërë 120.

Google+