Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U shpallën fituesit e Kodu Kup Maqedoni 2014

Kompania Microsoft në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore të hënën(19.05.2014), shpallën ekipet fituese në kuadër të aktivitetit Kodu Kup Maqedoni 2014, ku u prezantuan lojërat edukative më të mira të zhvilluara në Kodu.

Komisioni si fitues të kupës e shpalli ekipin e shkollës së mesme “Rade Korçagin”, nga Shkupi, fituese vendit të dytë ishte ekipi i shkollës së mesme “Jane Snadanski”, nga Strumica dhe fituese e vendit të tretë ishe ekipi i Gjimnazit të Dibrës.

Në kuadër të këtyre garave u trajnuan rreth 84 arsimtarë të shkollave të mesme. Trajnimi I arsimtarëve u realizua nga profesorët e Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Arben Hajra dhe Visar Shehu.

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, tha se është i kënaqur me këtë projekt të përbashkët, i cili ndërlidh një trekëndësh shumë të rëndësishëm të bashkëpunimit-universitetin tonë, shkollat e mesme dhe kompaninë e mirënjohur Microsoft.

“UEJL, që nga themelimi në kodin e tij ka krijimin e diplomuarve të përgatitur jo vetëm e dije të nevojshme, por edhe me shkathtësi, që janë shumë të kërkuara në tregun evropian. Ne, si Universitet, do të vazhdojmë t’i përkrahim këto iniciativa edhe në të ardhmen”, tha rektori Dika.

“Projektet, si ky janë shumë të rëndësishëm, pasi ka një lidhje të ngushtë mes inovacionit dhe teknologjisë dhe inovacionit dhe ekonomisë. Inovacioni dhe teknologjia ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit”, than ë fjalimin e ti, përfaqësuesi I Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, Rajan Storm.

Drejtori I Zyrës së Microsoft-it në Maqedoni, Stefan Pavljanski, falënderoi Universitetin e Evropës Juglindore, I cili i hapi dyert për këtë garë shumë të rëndësishme. Ky universitet që nga themelimi u bë model i arsimit të lartë në Maqedoni. Ai arriti të bëhet maja e investimeve në teknologji.

“Qëllimi i kësaj gare është nëpërmjet teknologjisë të ndryshojmë mënyrën e komunikimit në mësimdhënie”, tha Pavljanski.

Prezantimin e qëllimeve dhe aktiviteteve kryesore në garën Kodu Kup Maqedonia 2014, e bëri Vlora Ademi, menaxhere e programeve akademike Microsoft-it për Maqedoni dhe Kosovë. Prezantimin e procesit të vlerësimit të lojërave Kodu e bëri profesori Adrian Besimi.

Google+