Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Parku teknologjik i UEJL-së shënoi njëvjetorin e themelimit

Parku Teknologjik i UEJL-së, të enjten (15 maj),me një manifestim rasti shënoi njëvjetorin e themelimit.

“Ndoshta 1 vit është pak për të vlerësuar punën e Parkut Teknologjik, por është një kohë e mjaftueshme për të reflektuar për punën e bërë. Unë mendoj se ky park ka arritur t’i plotësoj disa nga objektivat kryesore. Ai tashmë është shndërruar në vend ku bashkon studentët, akademinë dhe biZnesin”, tha rektori i UEJL-së, në fjalën e tij përshëndetëse.

Drejtori i Parkut Teknologjik, doc. Dr. Azir Aliu, prezantoi aktivitetet kryesore dhe synimet për te ardhmen.

“Parku Teknologjik sot mbush një vjet si institucion, por si ide është shumë më e vjetër se kaq, më saktë që nga viti 2010. Në kuadër të parkut, aktualisht janë të vendosura 3 kompani, që kanë gjithsej 30 të punësuar. Po ashtu, janë mbajtur 30 trajnime dhe 8 panel diskutime”, tha Aliu.

Drejtorja e Fondit për Inovacion dhe Zhvillimin Teknologjik , Jasmina Popovska, uroi për punën e bërë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Shpresojmë se do të forcohet bashkëpunimi ynë, me qëllim të ndihmojmë të rijtë mos largohen nga vendi, por perspektivën ta shohin këtu”, tha znj. Popovska.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Menderes Kuci, theksoi se është i kënaqur me punën që ka bërë deri më tani ky park.

“Puna e parkut dhe ky solemnitet dëshmojnë se më në fund shkenca ka filluar të flet me gjuhën e biznesit.”, tha Kuci.

Google+