Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Shënohet Dita e Evropës në UEJL

Në manifestimin tradicional të Panairit të karrierës,u shënua edhe Dita e Evropës, 9 Maji.

Dhe, si çdo vit, dita e mbajtjes se tij përkon me vigjiljen e kësaj ditë tepër të rëndësishme, e cila ka shumë arsye të shënohet edhe në Maqedoni, veçmas në Universitetin Evropës Juglindore, ngase festa e kësaj dite do të duhej të përkujtonte për frymën evropiane të të gjitha institucioneve, ngase Evropa, nuk është vetëm koncept gjeografik, por filozofi, mendësi dhe vizion.

“Sot, 64 vite më pas, ballafaqohemi me një realitet që ka integruar Evropën jo vetëm në sferën ekonomike e sociale, por edhe në atë të tregut të punës dhe të arsimimit modern. Sot, pretendimet e Bashkimit Evropian janë që arsimi i lartë të jetë në qendër të shndërrimit të ekonomisë evropiane në ekonominë më të fuqishme botërore, bazuar në dije. Kjo nënkupton edhe një detyrim për ne, që të ndërtojmë standarde dhe cilësi për të plotësuar këto aspirate”, tha rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. dr. Zamir Dika.

Në këtë kontekst, nënvizoi ai, arsimi është pjesë integrale e politikave ekonomike dhe sociale, por edhe është instrument për rritjen e konkurrencës së një shoqërie dhe është garanci për sigurimin e kohezionit shoqëror dhe zhvillimit individual të qytetarëve.

“Arsimi i lartë dhe Universitetet kanë detyrim dhe obligim t’u ofrojnë dhe sigurojnë gjeneratave të reja kapacitete, shkathtësi dhe njohuri për të garuar në tregun global të punës. Pra, realitetet e reja në Evropën Juglindore doemos do të duhet ta ndryshojnë të tashmen dhe të ardhmen e këtij rajoni, duke e shndërruar Ballkanin në një histori suksesi si pjesë e familjes së madhe evropiane”, theksoi ndërmjet tjerash, rektori Dika.

Google+