Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Vizitë nga studentë dhe profesorë të universitetit Galatasaray në UEJL

Dhjetë studentë dhe dy profesorë nga universiteti Galatasaray-it në Stamboll ishin në UEJL për të studiuar multikulturalizmin në Maqedoni.

Vizita e Prof. Michel Bourse dhe Prof. Ozgurol Ozturk bashkë me dhjetë studentë nga Departamenti i Komunikimit në Univerzitetin Galatasaray në Stamboll u organizua nga Qendra për interaksion kulturor dhe dialog dhe Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit të UEJL. Bëhet fjalë për një vizitë pesë ditore që përmbante aktivitete të ndryshme që u organizuan në dy kampuset e UEJL-së, në Shkup dhe në Tetovë.

Grupi u mirëprit formalisht nga ana e rektorit të UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Prof. Dr. Benjamin Keatinge dhe zëvendës drejtorët e CCID, Dr. Linda Ziberi dhe Dr. Agim Poshka. Më pas grupi u takua me kryetraren e Komunës së Tetovës, Prof. Dr. Teuta Arifi dhe vizitoi disa nga vendet më të njohura kulturore të qytetit, së bashku me studentët nga Kampusi i UEJL-ës në Tetovë. Më pas grupi kishte punëtori në OJQ-në CBC LOJA në Tetovë bashkë me studentë nga Franca dhe Gjermania. Pas asaj grupi u nis për në Shkup për tu takuar me studentët e UEJL-së në Shkup për drekë dhe një shëtitje në qytet.

Ngjarja kryesore ishte panel diskutimi dhe projektimi i një filmi me temën: “ Peizazhet dhe sfidat multikulturore në Maqedoni”, e cila u mbajt në amfiteatrin e UEJL-së në Shkup të premten, me 25 prill. Ne panel diskutim moren pjesë përfaqësues nga sektori akademik dhe joqeveritar me prezentime në lidhje me projektet e tyre për problemet multikulturore në Maqedoni.

Google+