Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U promovua libri i Prof. Servet Pëllumbi për etikokracinë

Libri ngërthen në vete refleksione mbi teorinë dhe praktikën e demokracisë, me shembuj konkret të demokracisë shqiptare dhe vendeve të tjera të Ballkanit.

“Kam kënaqësinë, të jem në këtë Universitet, me kushte kaq të mira dhe me kuadër, të cilin e njohë dhe kemi bashkëpunuar”, kështu tha Prof. Servet Pëllumbi, gjatë promovimit të librit të tij më të fundit “Etikokracia, refleksione mbi teorinë dhe praktikën e demokracisë”, që u mbajt të premten (18.04. 2014), në UEJL.

Duke folur për librin, Prof. Servet Pëllumbi, tha se nuk i ka shumë me dëshirë promovimet dhe se shumë pakë nga librat e tij i ka promovuar në Tiranë. Nevoja e bashkimit të mendimit filozofik dhe ndarjes së dijeve mes intelektualëve e ka shtyrë që me kënaqësi ta promovojë këtë libër në Tetovë. Ai, tha se në libër ka ngritur dhe ka argumentuar disa çështje të etikës së demokracisë dhe se është munduar t’i jep përgjigje pyetjes se a ka diçka përtej demokracisë, që sipas tij, ka dhe ajo është demokracia e re kundrejt vendeve të demokracisë së zhvilluar.

“Demokracia duhet të jetë si një orkestër simfonike me vegla të mira, me partitura cilësore dhe dirigjent të mirë”, tha prof. Pëllumbi.

Për librin folën: Nora MALAJ, Zëvendësministre e Arsimit dhe Sporteve; Zëvendës presidente e Shoqatës Sociologjike Shqiptare, Lekë SOKOLI, President i Shoqatës Sociologjike Shqiptare, Prof. Dr. Hasan Jashari, Prof. Dr. Ali Pajaziti dhe Kseanela SOTIROFSKI, Dekane e Fakultetit të Edukimit në Universitetin Aleksandër Moisiu të Durrësit.

Google+